Algjebër dhe Gjeometri - Përgatitje për provimin e sezonit
Ky kurs online do të trajtojë të gjitha njohuritë që ju duhen në mënyrë që të dilni mirë në provimin përfundimtar të algjebrës dhe gjeometrisë, duke analizuar tipin e ushtrimeve që do të bien në provim dhe duke i zgjidhur ato.
Garanci kthimi 48 ore
Nese nuk mbeteni te kenaqur, na kontaktoni brenda afatit dhe ju ndihmojme me procesin e kthimit.
Akses i plote ne platforme
Mesimet i ndiqni kur te doni, nga telefoni ose kompjuteri, sipas afatit te produktit.
Suport i shpejte
Per pyetje rreth kursit ose aksesit, stafi yne ju pergjigjet ne WhatsApp sa me shpejt.
Prit! Kontrollo paketat tona
Mund ta marresh kete produkt me cmim me te lire
Cfare do te mesosh?
- Përcaktori (determinanti)
- Përcaktori
- Vektori
- Prodhimi skalar
- Prodhimi vektorial
- Prodhimi i përzier skalaro-vektorial
- Vektorët kolinear dhe vektorët komplanar
- Drejtëza dhe plani
- Drejtëza
- Plani
- Ekuacioni i drejtëzës i përcaktuar nga prerja e dy planeve
- Sipërfaqet dhe kurbat në hapësirë
- Sipërfaqet cilindrike
- Sipërfaqet konike
- Sipërfaqet e rrotullimit dhe sipërfaqet konike
- Sisteme ekuacionesh lineare
- Matricat
- Eleminimi Gauss
- Eleminimi Gauss-Jordan
- Rregulli Cramer
- Sistemet homogjene
- Veprimet me matrica
- Matrica inverse
- Ushtrime
- Matricat elementare
- Ushtrime
- Hapësira vektoriale
- Bashkësia gjeneruese
- Baza për një hapësirë vektoriale
- Baza për hapësirën rresht dhe për hapësirën shtyllë
- Zero hapësira e një matrice
- Koordinatat dhe ndryshimi i bazës
- Prodhimi i brendshëm skalar
- Prodhimi i brendshëm
- Procesi i ortogonalizimit Gram-Schmidt
- Transformimi linear
- Matrica shoqëruese e transformimit linear
- Bërthama e një transformimi linear
- Matrica shoqëruese A' e transformimit T në lidhje me bazën B'
- Vlerat vetjake dhe vektorët vetjakë
- Forma katrore
Programi mesimor
Pershkrim i plote i produktit
Kursi i algjebrës dhe gjeometrisë synon të trajtojë të gjitha temat mësimore që do të përbëjnë bazat e pyetjeve të provimit përfundimtar në këtë lëndë. Ky kurs ndahet ne disa video mësime të ndara në kapituj të caktuar në mënyrë që studentët të përgatiten më së miri për provimin përfundimtar të kësaj lënde.
Krahas kursit të regjistruar, studentët do të kenë të përfshirë edhe një provim përfundimtar testues, i cili do të jetë një simulim i provimit real. Ky provim përfundimtar do të ndihmojë të gjithë studentët të shohin nivelin e tyre në lënden e algjebrës dhe gjeometrisë dhe të kuptojnë se tek të cilat koncepte kanë më shumë mangësi. Provimi në fund tregon edhe pikët si edhe notën përfundimtare që keni marrë në këtë provim online.
Ky kurs online do t'ju vijë në ndihmë në mënyrë të konsiderueshme pasi temat e trajtuara fokusohen tërësisht në njohuritë që duhet të keni në mënyrë që të dilni mirë në provimin përfundimtar.
Vleresime
(6)
Kam marr 3 kurse dhe jam teper i kenaqur. Kurset jane te shpjeguara mire dhe detajiste. Fiks cfare na duhet per sezon. Cdo kurs e vlersoj ne max
Deri me tani e vleresoj me 5/5 me ka ndihmuar shume te plotesoj boshellqet qe kisha.I kam marre te tre kurset Analize 1,Algjebrr dhe Fizike 1.Ua kam rekomanduar te gjithe miqve te mi.
un kam mar dhe kursin e analiz 1 dhe algjebren .I vlersoj me 5 ,jan te shpjeguara super thjesht ,super mir.Deri me tani jam shum e kenaqur madje ua kam sygjeruar dhe miqve te mi. Pasi te perfundoj te gjith temat e ketyre dy lendeve do mar dhe kursin e fizik 1 dhe elementet e informatikes. Faleminderit,na keni shpetuar.
Kursin e vleresoj me 5/5. Eshte i detajuar!
Kursi po me duket shume mire deri tani.E vlersoj me noten 5 per aq video sa kam pare.Eshte i qarte dhe jep konceptet kryesore te nevojshme per te kuptuar ushtrimet.
Me pelqen metodika. Jane te gjitha hapat e shpjeguara dhe sipas rradhes. Do ta vleresoja me 5. Do te ishte me mire sikur te kishte edhe kurse per lendet e tjera.