Nuk u gjet asnjë rezultat për ""

Shkruani të paktën 2 karaktere për të kërkuar

Nga Zero në Programues: PYTHON

Filloni nga 0 dhe mësoni logjikën e programimit

Nga Zero në Programues: PYTHON
 
Mësoni logjikën e programimit me anë të gjuhës së programimit "Python". Nëse arrini të mësoni logjikën e programimit do arrini të mësoni çdo gjuhë programimi me thjeshtësi.
5.0/5 (6 vleresime)
9,900 Leke 13,900 Leke
-29% ZBRITJE, KURSE 4000 LEKE
POROSIT ME WHATSAPP

Nese nuk ngelni te kenaqur nga ky produkt, keni te drejte te na kontaktoni 48 ore pas blerjes ne menyre qe t'ju kthejme pagesen. Ne rastet kur produkti eshte per pergatitje per nje provim te caktuar dhe data e provimit eshte me pak se 7 dite larg, pagesa mund te kthehet vetem nese na kontaktoni brenda 2 orësh nga momenti i blerjes. Ju duhet te na kontaktoni ne WhatsApp ne numrin +355683267263.

Garanci kthimi 48 ore

Nese nuk mbeteni te kenaqur, na kontaktoni brenda afatit dhe ju ndihmojme me procesin e kthimit.

Akses i plote ne platforme

Mesimet i ndiqni kur te doni, nga telefoni ose kompjuteri, sipas afatit te produktit.

Suport i shpejte

Per pyetje rreth kursit ose aksesit, stafi yne ju pergjigjet ne WhatsApp sa me shpejt.

Si funksionon platforma jone? 💻

Ndiqni videon e meposhtme per te kuptuar se si funksionon platforma jone.

Nëse ndiqni një kurs tradicional programimi do i harroni konceptet shumë shpejt. Me platformën tonë, ju mund t'i riktheheni koncepteve kur të doni ju!
Kurseni kohë dhe para me platformën tonë! Gati 5-fish më lirë se një kurs tradicional i mërzitshëm.
Mbi 32 ushtrime në programim që të praktikoheni sa më shumë me logjikën e programimit.
Do zhvilloni 3 projekte të cilat do korigjohen nga ana jonë. Në fund të korigjimit do merrni pikët tuaja si edhe vlerësimin.
Pasi të përfundoni të gjitha modulet e kursit, do pajiseni me certifikatë.
😍
41% - 75% e studentëve tanë mësojnë të programojnë më mirë për shkak të interaktivitetit të platformës sonë.

Kush eshte instruktori? 🧑‍🏫

Zbuloni se kush eshte instruktori i ketij kursi.

Instruktori i Kursit Nga Zero në Programues: PYTHON
Gevio Tabaku
 
Gevio Tabaku është instruktori i këtij kursi. Me shumë vite eksperiencë në programim, Gevio ka programuar të gjithë funksionalitetin e PortaliStudentor.al si edhe të platformës së kurseve Plato.al.
 
Në këtë kurs, Gevio tenton t'i mësojë të gjithë studentëve se si funksionon logjika e programimit, duke e trajtuar programimin ne nivelin 0, pra të përshtatshëm për të gjithë ata që nuk kanë eksperiencë në programim. 

Pse duhet te zgjidhni kursin tone? 🤔

Kurset tona si edhe platforma jone online ju mundeson:

    46 video mësime që trajtojnë të gjitha njohuritë që ju duhen për të mësuar programimin.
     
    Kemi krijuar një sistem interaktiv ku do mund të mësoni jo vetëm me anë të video mësimeve, por duke zgjidhur ushtrime në programim të cilat korigjohen menjëherë.
     
    Janë në total 32 ushtrime (më shumë do shtohen në vijim) të cilat do testojnë njohuritë tuaja në kohë reale për mësimet dhe konceptet që do trajtohen në kurs.
     
    Krahas 32 ushtrimeve, janë edhe 3 mini-projekte të cilat zgjidhen nga instruktori për të parë se si punohet në programim. 
     
    Krahas 3 mini projekteve, janë edhe 3 projekte reale që do zgjidhen nga ana juaj dhe do korigjohen nga ana jonë. Bashkë me vlerësimin me pikë, këto projekte do vlerësohen edhe në tërësi, duke ju dhënë komente me vlerë për punën tuaj.
Të gjitha këto arsye janë një garanci nga ne te ju, për t'ju premtuar se prioriteti ynë numër #1 është t'ju ndihmojmë të bëheni programues dhe të filloni të mendoni si programues. 
Ke pyetje? Na shkruaj ne WhatsApp

Vlereesimet e kursit 🤩

Lexoni vlereesimet qe nxenesit i kane dhene kursit tone online.

Besarda Rexhaj
Universiteti I Tiranës, Informatikë Ekonomike

Kursi shume i mire dhe i shpjeguar shume qarte . Gjithcka kuptohet shum qarte dhe shpresoj qe keto informacione te me vlejne edhe ne programin qe do ndjek.

Fabjan Elezi
Universiteti Metropolitan Tirana, Informatike Ekonomike (Anglisht)

Kursi eshte I strukturuar mjaft mire! Instruktori ka shpjegim te sakte dhe shume te kuptueshem per studentin

Laura Topi
Bota e diturise

Bashkim Shahini
Universiteti Politeknik I Tiranës, Inxhinieri Informatike

Me pelqen menyra se si Glevio shpjegon ne menyr te thjesht te qart dhe te sakt, Instruktori eshte perfekt. Cdo shpjegim dhe mesim jepet ne menyren e duhur

Reisa Lala
Universiteti Epoka, Informatikë Ekonomike

Eshte nje nga kurset me te vlefshme per te mesuar logjiken e programimit si per ne qe do behemi programues , si per ata qr kane deshire ta mesojne programimin !!

Bonarilda Kryeziu
Universiteti I Tiranës, Informatikë

Menyra e shpjegimit eshte 10/10 per kursin e programimit. Me ka ndihmuar shume.

Programi mesimor 📚

Me poshte mund te gjeni programin mesimor te kursit.

Mesimi 1
Rreth këtij kursi 00:03:06
Pse do punojmë me gjuhën e programimit Python? 00:05:18
Mesimi 2
Si të instalojmë Visual Studio Code dhe Python në Windows 00:04:59
Krijimi i folder-it ku do ruajmë punën tonë dhe instalimi i Python extension 00:05:42
Si të përdorim Visual Studio Code 00:07:50
Çfarë është një mjedis virtual dhe për çfarë na shërben? 00:02:38
Si të krijojmë një mjedis virtual 00:02:30
Mesimi 3
Çfarë është programimi? 00:02:16
Diferenca mes sintaksës së Python dhe gjuhëve të tjera të programimit 00:03:10
Funksioni Print() 00:07:21
Shfaq një fjalë në ekran Detyre
Shfaq tre fjalë në ekran Detyre
Funksioni input() 00:03:32
Çfarë janë komentet? 00:05:29
Krijo një koment dhe shfaq një fjali Detyre
Mesimi 4
Si të krijojmë një variabël 00:01:42
Krijoni një variabël Detyre
Rideklarimi i një variable 00:02:26
Rivendosni vlerën e një variable Detyre
Rregullat kryesore të variablave 00:08:19
Përdorimi dinamik i variablave 00:11:39
Krijoni variabla me veprime aritmetike Detyre
Katër tipet kryesore të të dhënave 00:07:58
Veprime të ndryhme me int, float, string 00:06:57
Krijoni tipe të ndryshme variablash Detyre
Manipulimi dhe prerja e string-eve 00:07:30
Mënyra se si funksionojnë tipet e të dhënave Boolean 00:05:02
Transformimi i tipeve të të dhënave 00:08:20
Veprimet aritmetike në programim 00:07:22
Si të gjejmë nëse një numër është tek apo çift?
Kthimi i temperaturave nga Celsius në Fahrenheit dhe Kelvin Detyre
Veprimet e krahasimit në programim 00:08:53
Veprimet logjike në programim 00:13:36
Përmbledhje e këtij kapitulli 00:01:15
Mesimi 5
Identimi në Python 00:03:09
Struktura bazike e kushtit IF-ELSE 00:05:02
A regjistrohesh dot ne mjekësi? Detyre
Përcaktimi i numrit si pozitiv, negativ ose zero Detyre
Shtimi i ELIF brenda një kushti IF - ELSE 00:04:30
Llogarisni BMI-në (indeksin e masës trupore) Detyre
Kushti brenda kushtit (nested conditions) 00:06:08
Shembuj ushtrimesh me kushtin 00:08:26
A merrni dot pjesë në këtë event? Detyre
Mesimi 6
Mini-projekt: Krijimi i një programi për të blerë produkte 00:22:38
Mini-projekt: Llogaritës i shpenzimeve ditore Detyre
Projekti i Zgjeruar: Klasifikimi dhe Analiza e Trekëndëshit Detyre
Mesimi 7
Çfarë janë funksionet dhe metodat e gatshme? 00:05:38
Mesimi 8
Listat 00:24:30
Manipulimi i listës së numrave dhe nxjerrja e vlerave specifike Detyre
Menaxhimi i listës së emrave të studentëve Detyre
Puna me indekset dhe segmentet e listave Detyre
Fjalorët (dictionary) 00:28:14
Menaxhimi i cmimeve të produkteve në një dyqan Detyre
Informacioni i studenteve dhe notat e tyre Detyre
Menaxhimi i inventarit të një dyqani me kategori produktesh Detyre
Mesimi 9
Struktura përsëritëse FOR 00:31:21
Shuma e Numrave Çift në një Listë Detyre
Numërimi i Frekuencës së Elementeve në një Listë Detyre
Krijimi i një Liste me Vlera nga një Fjalor Detyre
Struktura përsëritëse WHILE 00:21:22
Llogaritja e Mesatares së Numrave të Shturar nga Një Listë Detyre
Shuma e Shifrave të një Numri Detyre
Mesimi 10
Mini projekt: Krijimi i një programi që lejon përdoruesin të mbajë shënim detyrat që ka (task) 00:53:51
Mini projekt: Analizuesi i Tekstit Detyre
Projekti i Zgjeruar: Menaxhimi i Porosive në Restorant Detyre
Mesimi 11
Çfarë janë funksionet dhe pse na shërbejnë 00:03:11
Mënyra se si funksionon dhe si krijohet një funksion 00:08:02
Diferenca midis RETURN dhe PRINT brenda një funksioni 00:02:32
Krijimi i një funksioni me parametra 00:03:34
Funksioni per Llogaritjen e Faktorialit Detyre
Çfarë është sekuenca Fibonacci?
Llogaritja e Numrit Fibonacci Detyre
Variablat globale dhe ato të krijuara brenda funksionit 00:03:51
Përdorimi i args dhe kwargs në një funksion 00:09:04
Shuma e Numrave me args Detyre
Mesimi 12
Disa funksione të gatshme 00:18:37
Mesimi 13
Mini projekt: Sistem për menaxhimin e notave të studentëve 00:55:58
Mini projekt: Makinë Llogaritëse me Funksione Detyre
Projekti i Zgjeruar: Menaxhimi i Kontakteve Detyre
Mesimi 14
Zgjidhje të tezave të lëndëve të programimit 00:01:27
Mesimi 15
Provimi përfundimtar i kursit Mini Quiz

Pyetje te shpeshta 🧐

Si funksionon platforma juaj online?

  • Ne kemi krijuar një platformë interaktive e cila ju lejon të ndiqni video mësime, të kryeni ushtrime në programim, si edhe të merrni ndihmë nga Mësuesi juaj Virtual (që mundësohet nga Inteligjenca Artificiale).

A mund ta ndjek kursin kur të dua dhe sa herë të dua?

  • PO! Pasi e blini kursin ju mund ta ndiqni atë kur të doni dhe sa herë të doni brenda periudhës së abonimit tuaj. Për këtë kurs, pagesa zgjat për akses pa limit 6-mujor.

Çfarë është "Mësuesi Virtual" dhe si përdoret?

  • Mësuesi Virtual është një revolucion në mënyrën se si ju mësoni. Mësuesi virtual është trajnuar mbi video mësimet e caktuara dhe është në gjendje t'i kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja për atë mësim ose për çdo pyejte që ka lidhje me atë që ju po mësoni.

A mund të marr mbrapsht lekët që kam paguar në rast se nuk më pëlqen platforma juaj?

  • Po, patjetër. Mjafton të na kontaktoni brenda 72 orëve që nga momenti i blerjes së produktit dhe ne do t'ju kthejmë lekët mbrapsht.
Ke pyetje? Na shkruaj ne WhatsApp

Gati për të filluar?

Bashkohu me mijëra studentë që mësojnë çdo ditë në platformën tonë