Nuk keni asnjë produkt në shportë
empty-cart

Nuk keni asnjë produkt në shportë

Shtypni butonin më poshtë për të shfletuar katalogun e produkteve.

Shfleto katalogun
Shtoni kredite në balancën tuaj

Për momentin, kreditet mund të përdoren për të marrë provime simuluese dhe nuk kanë asnjë funksion tjetër.

Për të marrë më shumë kredite, vizitoni faqet respektive të çdo provimi simulues ku do mund të gjeni edhe paketat që mund të bleni.


image Njoftim! dërguar tani

Hej! Duket sikur ti nuk ke një llogari

Regjistrohu më poshtë për të përfituar nga gama e gjërë e shërbimeve që PortaliStudentor.al ofron!

Hyrje në programim - Bëhuni programues tani!

Filloni nga 0 dhe mësoni logjikën e programimit

 
Mësoni logjikën e programimit me anë të gjuhës së programimit "Python". Nëse arrini të mësoni logjikën e programimit do arrini të mësoni çdo gjuhë programimi me thjeshtësi.
5.0/5 (4 vlerësime)
5,990 Lekë 7,990 Lekë
-25% ZBRITJE, KURSE 2000 LEKË

Nëse nuk ngelni të kënaqur nga ky produkt, keni të drejtë të na kontaktoni 48 orë pas blerjes në mënyrë që t'ju kthejmë pagesën.

Si funksionon platforma jonë? 💻

Ndiqni videon e mëposhtme për të kuptuar se si funksionon platforma jonë.

Nëse ndiqni një kurs tradicional programimi do i harroni konceptet shumë shpejt. Me platformën tonë, ju mund t'i riktheheni koncepteve kur të doni ju!
Kurseni kohë dhe para me platformën tonë! Gati 5-fish më lirë se një kurs tradicional i mërzitshëm.
Mbi 32 ushtrime në programim që të praktikoheni sa më shumë me logjikën e programimit.
Do zhvilloni 3 projekte të cilat do korigjohen nga ana jonë. Në fund të korigjimit do merrni pikët tuaja si edhe vlerësimin.
Pasi të përfundoni të gjitha modulet e kursit, do pajiseni me certifikatë.
😍
41% - 75% e studentëve tanë mësojnë të programojnë më mirë për shkak të interaktivitetit të platformës sonë.

Kush është instruktori? 🧑‍🏫

Zbuloni se kush është instruktori i këtij kursi.

Instruktori i Kursit Hyrje në programim - Bëhuni programues tani!
Gevio Tabaku
 
Gevio Tabaku është instruktori i këtij kursi. Me shumë vite eksperiencë në programim, Gevio ka programuar të gjithë funksionalitetin e PortaliStudentor.al si edhe të platformës së kurseve Plato.al.
 
Në këtë kurs, Gevio tenton t'i mësojë të gjithë studentëve se si funksionon logjika e programimit, duke e trajtuar programimin ne nivelin 0, pra të përshtatshëm për të gjithë ata që nuk kanë eksperiencë në programim. 

Pse duhet të zgjidhni kursin tonë? 🤔

Kurset tona si edhe platforma jonë online ju mundëson:

    46 video mësime që trajtojnë të gjitha njohuritë që ju duhen për të mësuar programimin.
     
    Kemi krijuar një sistem interaktiv ku do mund të mësoni jo vetëm me anë të video mësimeve, por duke zgjidhur ushtrime në programim të cilat korigjohen menjëherë.
     
    Janë në total 32 ushtrime (më shumë do shtohen në vijim) të cilat do testojnë njohuritë tuaja në kohë reale për mësimet dhe konceptet që do trajtohen në kurs.
     
    Krahas 32 ushtrimeve, janë edhe 3 mini-projekte të cilat zgjidhen nga instruktori për të parë se si punohet në programim. 
     
    Krahas 3 mini projekteve, janë edhe 3 projekte reale që do zgjidhen nga ana juaj dhe do korigjohen nga ana jonë. Bashkë me vlerësimin me pikë, këto projekte do vlerësohen edhe në tërësi, duke ju dhënë komente me vlerë për punën tuaj.

Të gjitha këto arsye janë një garanci nga ne te ju, për t'ju premtuar se prioriteti ynë numër #1 është t'ju ndihmojmë të bëheni programues dhe të filloni të mendoni si programues. 

Vlerësimet e kursit 🤩

Lexoni vlerësimet që nxënësit i kanë dhënë kursit tonë online.

Besarda Rexhaj

Universiteti I Tiranës, Informatikë Ekonomike

Kursi shume i mire dhe i shpjeguar shume qarte . Gjithcka kuptohet shum qarte dhe shpresoj qe keto informacione te me vlejne edhe ne programin qe do ndjek.

Fabjan Elezi

Universiteti Metropolitan Tirana, Informatike Ekonomike (Anglisht)

Kursi eshte I strukturuar mjaft mire! Instruktori ka shpjegim te sakte dhe shume te kuptueshem per studentin

Laura Topi

Bota e diturise

Bashkim Shahini

Universiteti Politeknik I Tiranës, Inxhinieri Informatike

Me pelqen menyra se si Glevio shpjegon ne menyr te thjesht te qart dhe te sakt, Instruktori eshte perfekt. Cdo shpjegim dhe mesim jepet ne menyren e duhur

Programi mësimor 📚

Më poshtë mund të gjeni programin mësimor të kursit të matematikës 12.

Mësimi 1
Rreth këtij kursi
00:03:06
Pse do punojmë me gjuhën e programimit Python?
00:05:18
Mësimi 2
Si të instalojmë Visual Studio Code dhe Python në Windows
00:04:59
Krijimi i folder-it ku do ruajmë punën tonë dhe instalimi i Python extension
00:05:42
Si të përdorim Visual Studio Code
00:07:50
Çfarë është një mjedis virtual dhe për çfarë na shërben?
00:02:38
Si të krijojmë një mjedis virtual
00:02:30
Mësimi 3
Çfarë është programimi?
00:02:16
Diferenca mes sintaksës së Python dhe gjuhëve të tjera të programimit
00:03:10
Funksioni Print()
00:07:21
Shfaq një fjalë në ekran
Detyrë
Shfaq tre fjalë në ekran
Detyrë
Funksioni input()
00:03:32
Çfarë janë komentet?
00:05:29
Krijo një koment dhe shfaq një fjali
Detyrë
Mësimi 4
Si të krijojmë një variabël
00:01:42
Krijoni një variabël
Detyrë
Rideklarimi i një variable
00:02:26
Rivendosni vlerën e një variable
Detyrë
Rregullat kryesore të variablave
00:08:19
Përdorimi dinamik i variablave
00:11:39
Krijoni variabla me veprime aritmetike
Detyrë
Katër tipet kryesore të të dhënave
00:07:58
Veprime të ndryhme me int, float, string
00:06:57
Krijoni tipe të ndryshme variablash
Detyrë
Manipulimi dhe prerja e string-eve
00:07:30
Mënyra se si funksionojnë tipet e të dhënave Boolean
00:05:02
Transformimi i tipeve të të dhënave
00:08:20
Veprimet aritmetike në programim
00:07:22
Si të gjejmë nëse një numër është tek apo çift?
Kthimi i temperaturave nga Celsius në Fahrenheit dhe Kelvin
Detyrë
Veprimet e krahasimit në programim
00:08:53
Veprimet logjike në programim
00:13:36
Mësimi 5
Identimi në Python
00:03:09
Struktura bazike e kushtit IF-ELSE
00:05:02
A regjistrohesh dot ne mjekësi?
Detyrë
Përcaktimi i numrit si pozitiv, negativ ose zero
Detyrë
Shtimi i ELIF brenda një kushti IF - ELSE
00:04:30
Llogarisni BMI-në (indeksin e masës trupore)
Detyrë
Kushti brenda kushtit (nested conditions)
00:06:08
Shembuj ushtrimesh me kushtin
00:08:26
A merrni dot pjesë në këtë event?
Detyrë
Mësimi 6
Mini-projekt: Krijimi i një programi për të blerë produkte
00:22:38
Mini-projekt: Llogaritës i shpenzimeve ditore
Detyrë
Projekti i Zgjeruar: Klasifikimi dhe Analiza e Trekëndëshit
Detyrë
Mësimi 7
Çfarë janë funksionet dhe metodat e gatshme?
00:05:38
Mësimi 8
Listat
00:24:30
Manipulimi i listës së numrave dhe nxjerrja e vlerave specifike
Detyrë
Menaxhimi i listës së emrave të studentëve
Detyrë
Puna me indekset dhe segmentet e listave
Detyrë
Fjalorët (dictionary)
00:28:14
Menaxhimi i cmimeve të produkteve në një dyqan
Detyrë
Informacioni i studenteve dhe notat e tyre
Detyrë
Menaxhimi i inventarit të një dyqani me kategori produktesh
Detyrë
Mësimi 9
Struktura përsëritëse FOR
00:31:21
Shuma e Numrave Çift në një Listë
Detyrë
Numërimi i Frekuencës së Elementeve në një Listë
Detyrë
Krijimi i një Liste me Vlera nga një Fjalor
Detyrë
Struktura përsëritëse WHILE
00:21:22
Llogaritja e Mesatares së Numrave të Shturar nga Një Listë
Detyrë
Shuma e Shifrave të një Numri
Detyrë
Mësimi 10
Mini projekt: Krijimi i një programi që lejon përdoruesin të mbajë shënim detyrat që ka (task)
00:53:51
Mini projekt: Analizuesi i Tekstit
Detyrë
Projekti i Zgjeruar: Menaxhimi i Porosive në Restorant
Detyrë
Mësimi 11
Çfarë janë funksionet dhe pse na shërbejnë
00:03:11
Mënyra se si funksionon dhe si krijohet një funksion
00:08:02
Diferenca midis RETURN dhe PRINT brenda një funksioni
00:02:32
Krijimi i një funksioni me parametra
00:03:34
Funksioni per Llogaritjen e Faktorialit
Detyrë
Çfarë është sekuenca Fibonacci?
Llogaritja e Numrit Fibonacci
Detyrë
Variablat globale dhe ato të krijuara brenda funksionit
00:03:51
Përdorimi i args dhe kwargs në një funksion
00:09:04
Shuma e Numrave me args
Detyrë
Mësimi 12
Disa funksione të gatshme
00:18:37
Mësimi 13
Mini projekt: Sistem për menaxhimin e notave të studentëve
00:55:58
Mini projekt: Makinë Llogaritëse me Funksione
Detyrë
Projekti i Zgjeruar: Menaxhimi i Kontakteve
Detyrë
Mësimi 14
Zgjidhje të tezave të lëndëve të programimit
00:01:27

Pyetje të shpeshta 🧐

Si funksionon platforma juaj online?

  • Ne kemi krijuar një platformë interaktive e cila ju lejon të ndiqni video mësime, të kryeni ushtrime në programim, si edhe të merrni ndihmë nga Mësuesi juaj Virtual (që mundësohet nga Inteligjenca Artificiale).

A mund ta ndjek kursin kur të dua dhe sa herë të dua?

  • PO! Pasi e blini kursin ju mund ta ndiqni atë kur të doni dhe sa herë të doni brenda periudhës së abonimit tuaj. Për këtë kurs, pagesa zgjat për akses pa limit 6-mujor.

Çfarë është "Mësuesi Virtual" dhe si përdoret?

  • Mësuesi Virtual është një revolucion në mënyrën se si ju mësoni. Mësuesi virtual është trajnuar mbi video mësimet e caktuara dhe është në gjendje t'i kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja për atë mësim ose për çdo pyejte që ka lidhje me atë që ju po mësoni.

A mund të marr mbrapsht lekët që kam paguar në rast se nuk më pëlqen platforma juaj?

  • Po, patjetër. Mjafton të na kontaktoni brenda 72 orëve që nga momenti i blerjes së produktit dhe ne do t'ju kthejmë lekët mbrapsht.
Faqja Kryesore
Kurse/Provime
Njoftime
Menu Kryesore

Nuk e keni ende një llogari? Regjistrohuni më poshtë!